Rusët pushtojnë Kharkivin/ Gjatë natës u bombarduan depozitat e naftës në Kiev, luftime të ashpra në rrugë

27/02/2022 11:41

Në ditën e 4 të pushtimit rus , Ukraina u zgjua nga zhurmat tronditëse të bombardimeve shkatërruese.

Forcat ruse kishin targetuar qëllimisht disa depoita nafte dhe pika të tjera kyçe në Vasilikov të Kievit, të cilat shpërthyen frikshëm në qiellin e natës.

Menjëherë më pas qeveria ukrainase paralajmëroi se tymi nga shpërthimi mund të shkaktojë një “katastrofë mjedisore” dhe këshilloi njerëzit të ti mbajnë mbyllur dritaret e tyre.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit luftimet intensive kanë nisur sërish në rrugët e Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

“Mjetet e armikut rus avancuan në qytetin e Kharkiv. Përfshirë pjesën qendrore të qytetit. Paralajmërim! Mos i lini strehimet tuaja!” tha Guvernatori i këtij qyteti në një postim në Facebook të dielën. Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë.”
Ndërkohë presidenti zelenski në një komunikim online tha se nata që lamë pas ishte brutale, ku u bombarduan pa dalliim zona civile.
“Ata luftojnë kundër të gjithëve– kundër kopshteve, kundër ndërtesave të banimit dhe madje edhe kundër ambulancave”., tha Zelenski.

Presidenti ukrainas tha më tej se ai është gati për negociata, por refuzoi takimin me grupin negociator në Bjellorusi.

“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime.Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve.Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër pushtuesve rusë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA