Sot është dita e katërt e luftës në Ukraine nga forcat ruse të cilat hynë ne territorin e Ukrainës me tankë dhe armë.
Edhe pse sipas burimeve perëndimore, forcat ruse kanë hasur në një rezistencë të ashpër nga trupat e Ukrainës, deri më tani 200 civilë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin këtë te diel, në një fjalim televiziv theksoi se ky është një operacion special për të ofruar ndihmë për Republikat Popullore të Donbasit dhe përshëndeti heroizmin e forcave special ruse që luftojnë në Ukrainë.
“Mirënjohje e veçantë për ata që këto ditë po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake gjatë një operacioni special për të ofruar ndihmë për republikat popullore të Donbasit”, tha ai.
Gjithashtu, Moska thotë se forcat e Kievit duhet të dorëzohen dhe vendi duhet të pranojë të bëhet një territor neutral, kushte këto që për palën ukrainase janë të papranueshme.
Top Channel