Oligarku rus Mikhail Maratovich Fridman ka dalë hapur kundër aksionit që ka urdhëruar presidenti rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

Në një letër dërguar stafit të firmës së tij “LetterOne” me bazë në Londër, miliarderi shkruan se është “i bindur” që “lufta nuk mund të jetë kurrë zgjidhja”.

Unë mund të bashkohem vetëm me ata që kanë dëshirë t’i japin fund gjakderdhjes”, thotë Fridman. Sipas miliarderit, lufta është një tragjedi jo vetëm për popullin ukrainas, por dhe atë rus.

Në ditën e katërt të pushtimit rus në Ukraninë, janë shtuar shifrat e refugjatëve të larguar nga shtëpitë e tyre dhe është rritur numri i civilëve të vrarë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka bërë me dije se gati 400,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga e enjtja, dita kur nisi pushtimi rus.

Turma të mëdha njerëzish kanë kërkuar të ikin nga qytetet e tyre, ndërsa shumë refugjatë janë larguar drejt Polonisë dhe Bashkimit Evropian.

Bilanci i luftës është rënduar edhe ne radhët e civilëve, ku deri më tani janë vrarë të paktën 64 civilë të dhe qindra të plagosur, ndërsa numri total i viktimave ka arritur në 240.

Qindra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa urat dhe rrugët e dëmtuara nga bombardimet kanë lënë disa komunitete të shkëputura nga tregjet.

Top Channel