NATO reagon pas deklaratës së Putin: Sjellje e rrezikshme dhe e papërgjegjshme!

27/02/2022 16:32

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka reaguar pas deklaratës së Putinit, duke thënë se “kjo është retorikë e rrezikshme”.

Sekretari i NATO-s tha se sjellja e presidentit rus është e papërgjegjshme. Ai shtoi se lufta e Rusisë ndaj një kombi të pavarur dhe sovran e bën më serioze situatën.

“Kjo është retorikë e rrezikshme. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme. Kur e kombinoni këtë retorikë me atë që ata po bëjnë në terren në Ukrainë, duke bërë luftë kundër një kombi të pavarur, sovran, duke kryer një pushtim të plotë të Ukrainës, kjo shton seriozitetin e situatës”, tha Stoltenberg për CNN.

Reagimi i NATO-s vjen pasi pak më parë presidenti rus Vladimir Putin, dha urdhër për të vënë në gatishmëri të lartë parandalimin ushtarak bërthamor të vendit. Putin ka paralajmëruar vendet e huaja që të mos ndërhyjnë në pushtimin e tij të vazhdueshëm të Ukrainës, duke thënë se kjo mund të çojë në “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA