Moti i keq në vend, OSSH: U riparuan defektet, 13 mijë konsumatorëve iu kthye energjia elektrike

27/02/2022 14:45

Defektet me energjinë elektrike të shkatkuara nga moti i keq në vend, kanë nisur të riparohen.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka bërë me dije se në rang vendi janë riparuar defektet në 10 fidera, duke rikthyer energjinë për 13 mijë konsumatorë.

Referuar situatës së orës 09:00, kur ishte piku i defekteve, OSSH thekson se janë përmirësuar defektet me 70% të fiderave dhe është bërë i mundur riktimi i energjisë për 62%  të konsumatorëve të prekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA