Teksa qytetarët ukrainas filmojnë momentet e luftës, ata kanë pasqyruar situatën në shumë aspekte, ku nuk mungojnë as gafat e ushtarëve rusë.
Ukrainasit i kanë marrë rusëve një tank, që më pas e kanë transportuar me traktor.
Sot, në ditën e katërt të pushtimit rus në Ukrainë, dy ushtarë rus u bënë viral në rrjet, pasi gafës që bënë.
Pasi mjeteve u mbaroi karburanti, ata shkuan për të kërkuar naftë në zyrat e policisë në Shevchenkove të Kharkivit.
Mendonin se policia lokale në këtë qytet lindor të Ukrainës kontrollohej prej rusëve. Në fakt informacionin e kishin gabim. Posta e policisë ishte vënë nën kontrollin e ushtrisë të Ukrainës.
“Na duhet pak naftë“, ishin fjalët e ushtarëve rusë. Në vend të lëndës djegëse, morën prangat në duar.
Top Channel