
26/02 15:33
Bjellorusia po përgatit një sulm ajror në Ukrainë, kështu shkruajnë mediat ukrainase.
Sipas tyre, burime të besuara të gazetarëve të opozitës bjelloruse informojnë se njësitë e forcave speciale bjelloruse po përgatisin sulme ndaj Kievit dhe Zhytomyrit.
Sipas mediave ukrainase, Bjellorusia po fillon një pushtim të Ukrainës me forcat e veta.
Qendra e Ukrainës për Strategjitë e Mbrojtjes konfirmon informacionin e gazetarëve të opozitës bjelloruse se Lukashenka do t’i bashkohet luftës kundër Ukrainës .
Top Channel