Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, aktualisht është i rrethuar nga të gjitha anët nga trupat ruse, raportoi BBC.
Sipas BBC, kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha për Associated Press se për momentin nuk mund të bëjmë asgjë. Të gjitha daljet janë të bllokuara, ndërsa raportohet se nuk ka mundësi evakuimi për civilët.
Por lajmi është përgënjeshtruar më vonë nga vetë kryebashkiaku, që e cilësoi “dezinformim”. Në një mesazh në Telegram, ai tha: “Botimet ruse të internetit përhapin informacione duke m’u referuar mua. Mos u besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve që vijnë nga burimet zyrtare”, tha ai.
Në qytet vazhdojnë të dëgjohen shpërthime të herë pas hershme, teksa banorët i pret një tjetër natë e vështirë nën kërcënimin e sulmeve ajrore.
Top Channel