Filarmonia e Tiranës/ Të rinjtë u përzgjodhën me audicione

27/02/2022 13:03

Për herë të parë Tirana ka filarmoninë e saj që përbëhet nga të rinj instrumentist që kanë përfunduar Universitetin e arteve, përzgjedhja e të cilëve bëhet përmes audicioneve.

Greta Radovani është një prej violinisteve, pjesë e Filarmonisë së Tiranës. Këtë eksperiencë ajo e veçon si një ndër më të veçantat për të, por e shikon dhe si një hapësirë për tu rritur profesionalisht.

Greta Radovani, violiniste: Aktivizimi ështe shumë i rëndësishëm. Pasi diplomohesh në universitetin e arteve t’i nuk e di se çfarë do bësh ku do shkosh ku do e ushtrosh dijen pra e para ke një hapësirë ku mund të rritesh profesionalisht dhe të kesh modele cilësore. Bashkëpunimet me të huajt sa u përket studenteve janë shumë të pakta dhe kjo është gje tjetër me modelet europiane. Vlejnë shumë për formimin e një muzikanti të ri.

Kjo filarmoni do të kontribuojë edhe në krijimtarinë kombëtare, ku në çdo koncert do të ketë nga një vepër shqiptare.

Arben Skenderi, Drejtues i Filarmonisë: Filarmonia e Tiranës nuk është vetëm një projekt por një nisëm e rëndësishëm për të rinjtë për punësimin e tyre po mbi të gjtha për anagzhimin profesional të tyre. Por kemi marrë vendimin që të kontribuojmë në krjimtarinë kombëtare. Çdo koncert do të ketë nga një vepër shqiptare.

Filarmonia e mbështetur nga Bashkia e Tiranës, koncertin e parë e dha më datë 11 shkurt, për 102 vjetorin e Tiranës kryqytet, në pallatin e Operas dhe Baletit. Filarmonia do të mbështetet dhe nga muzikant vendas e të huaj si dhe do të zhvillohen produksione të përbashkëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA