I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e dëborës të shoqëruar me erë të fortë ku ka sjellë probleme kryesisht në rrugët rurale .

Probleme ka në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Zerqan si dhe në disa rrugëve të njësive Fushë Bulqizë, Shupenzë ku trashësia e dëborës vijon nga 10 centimetra deri në 40 centimetra në zonat e thella.

Aktualisht në akset nacionale nuk ka probleme nga reshjet.

Era e fortë ka sjellë probleme ne linjat e transmetimit të ulët dhe atë të mesëm ku i gjithë rrethi i Bulqizës gjatë natës ishte pa energji, aktualisht energjia është rikthyer,por jo në të gjithë rrethin, pa energji janë njësitë Ostren, Trebisht si dhe disa fshatra në njeësinë Martanesh. Nuk raportohet për fshatra të bllokuar.

Top Channel