Balla, Kushi e Krifca takim me banorët në Hysgjokaj të Lushnjës: Të mbështesim bujqësinë dhe blegtorinë

27/02/2022 16:37

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca she Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, zhvilluan një takim me banorët në Njësinë Administrative Hysgjokaj në Lushnjë.

Në fjalën e tij Balla tha ftoi banorët që më 6-mars përmes votës së tyre, ti japin mundësinë Eriseldës të bëjë punë të mira për Bashkinë Lushnjë.

Problematikat në zonë si në bujqësi edhe në infrastrukturë janë të shumta ndaj qeveria shqiptare po ndihmon të gjithë fermerët dhe bujqit me skemën kombëtare për lehtësimin e prodhimeve bujqësore, si ajo e naftës falas.

Eriselda dhe Edi Rama duhet të vazhdojnë së bashku në mënyrë që unë të marr me tepër fonde për shumë projekte të tjera që kërkohen nga ju dhe Bashkia Lushnjë. Me votën tuaj duhet t’i lini mënjanë partitë politike dhe duhet të mendoni për veten dhe familjet tuaja. Pra, në 6-mars ti japim mundësinë Eriseldës të bëjë punë të mira për Bashkine Lushnjë”, tha Balla.

Në fjalën e saj ministrja Frida Krifca theksoi skemën kombëtare të mbështetjes më të madhe për bujqësinë dhe ftoi qytetarët e zonës të aplikojnë në 79 pikat e hapura për ta.

Ky vit është i vështirë për bujqësinë shqiptare sepse kostot e prodhimit janë rritur por nëpërmjet skemave mbështetëse kemi marr masa që të ndikojmë në lehtësimin e këtyre kostove”.

Krifca shprehu mbështjetjen për Eriseldën, si një vajzë e cila do të vazhdojë punën shumë të mirë të ngritur deri tani në Bashkinë Lushnje.

Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në fjalën e saj theksoi se Eriselda dhe Edi Rama janë kombinimi me i mire qe Lushnja të vazhdojë të eci përpara ashtu si Eriselda ka treguar me profesionalitetin dhe eksperiencën e saj deri tani jo vetëm në bujqësi por edhe në arsim duke pasur edhe mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë sonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA