Oksana Genkina prej vitesh jeton dhe punon në Tiranë në një kopani shitjesh pronash.

Kohët e fundit ajo ka bërë shumë dalje publike në mediet e Tiranës për të folur për vendin e lindjes së saj Ukrainë, që ndodhet në situatë lufte.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka u ka bërë apel shqiptarëve që nëse kanë mundës, të strehojnë ukrainas që kanë mbetur në vendin tonë.

 

Në ditën e katërt të pushtimit rus në Ukraninë, janë shtuar shifrat e refugjatëve të larguar nga shtëpitë e tyre dhe është rritur numri i civilëve të vrarë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka bërë me dije se gati 400,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga e enjtja, dita kur nisi pushtimi rus.

Turma të mëdha njerëzish kanë kërkuar të ikin nga qytetet e tyre, ndërsa shumë refugjatë janë larguar drejt Polonisë dhe Bashkimit Evropian.

Bilanci i luftës është rënduar edhe ne radhët e civilëve, ku deri më tani janë vrarë të paktën 64 civilë të dhe qindra të plagosur, ndërsa numri total i viktimave ka arritur në 240.

Qindra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa urat dhe rrugët e dëmtuara nga bombardimet kanë lënë disa komunitete të shkëputura nga tregjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA