Plani rus për pushtimin e Ukrainës përmban futjen në veprim të atyre që njihen si sabotatorë.

Të veshur me uniforma civile dhe të armatosur ata kanë për detyrë t’i paraprijnë futjes së trupave ushtarake.

Parësore për një sabotator rus është mbledhja e informacionit të vend-pozicionimeve të forcave ukrainase, hedhja në erë e objekteve si centrale elektrike, ujësjellës apo ato të shërbimit jetik.

Taktika e futjes në veprim të sabotatorëve po përdoret masivisht sidomos në Kiev.

Por raportimet e medias ukrainase të cilave u referohet Top Channel thonë se kjo taktikë nuk po i ecën Moskës sipas parashikimeve.

Vendosja e shtetrrethimit, vigjilencës maksimale të forcave ukrainase dhe vetë qytetarëve ka mundësuar kapjen e shumë sabotatorëve rus të cilët mendohet se janë stacionuar në Kiev disa ditë përpara nisjes të sulmit ushtarak.

Këto foto tregojnë disa prej sabotatorëve të kapur gjatë kësaj të shtune.

Një tjetër taktikë që po përdorin ushtaret rus është edhe veshja me uniformat e ushtrisë ukrainase apo vendosja e logove të verdha dhe blu në automjetet e tyre.

Kjo për t’i mundësuar penetrim në qendrën e Kievit.

Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo rast të dyshimtë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel