22/12 16:10
Ukrainasit janë bërë bashkë për të luftuar kundër ushtrisë ruse, ndërsa qyteti i Odesës është kthyer në fabrikë molotovësh.
Molotovët janë armë të bëra vetë, për të mbrojtur shtëpitë dhe rrugët e tyre kundër avancimit të trupave ruse.
Kishte mësues, avokatë dhe amvisa të rrethuara me shishe qelqi, lecka dhe lëndë djegëse.
Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.
Në portat e Ukrainës, ka një lumë njerëzish vendas që sjellin ilaçe e fasha.
Banorët e këtij qyteti po mobilizohen, ndërsa thonë se nuk e donin këtë që po ndodh dhe të luftojnë, por nuk kanë zgjidhje tjetër.
Top Channel