Miliarderi rus Roman Abramovich vendosi këtë të shtunë t’i dorëzonte bordit kontrollin e klubit të Chelsea.

“Unë besoj se ata tani janë në një pozicion më të mirë për të kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha Abramovich.

Vendimi erdhi pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Abramoviç është një nga njerëzit më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin.

Me të filluar lufta u shtuan zërat e atyre që kërkonin largimin e Abramoviç nga drejtimi i klubit anglez.

Një ndër ta ishte dhe deputeti laburist Chris Brayant. Ndërkohë pati zëra që kërkonin edhe të mos lejimin e Abramoviç në Britaninë e Madhe.

Lajmin e largimit nga Chelsea e njoftoi vetë pronari I klubit Roman Abramoviç, i cili tha se gjithmonë ka marrë vendime në të mirë të klubit dhe ia la drejtimin fonacionit të bamirësisë.

Roman Abramoviç e drejtoi Chelsea prej 20 vitesh duke e ngjitur në majat e futbollit evropian, Chelsi është kampioni në fuqi i Champions, trofe që e ka fituar dhe një herë tjetër nën drejtimin e Abramoviç.

Skuadra nga Londra fitoi disa trofe të tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar nën drejtimin e miliarderit rus.

Top Channel