Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako takon komunitetin nga Librazhdi që banon në zonën e Plazhit

26/02/2022 21:21

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako takoi këtë të shtunë banorët e komunitetit nga Librazhdi që banojnë në zonën e Plazhit.

Ajo theksoi se Durrësi është qytet i jashtëzakonshëm sepse është modeli i tolerancës, i bashkëjetesës së kulturave të krahinave të ndryshme, është qytet heterogjen.

“Durrësi është qytet i jashtëzakonshëm, dhe të tillë e bëjnë qytetarët e tij, është modeli i tolerancës, i bashkëjetesës së kulturave të krahinave të ndryshme, është qytet heterogjen.

Me banorët e komunitetit nga Librazhdi që banojnë në zonën e Plazhit, të cilët me mund dhe sakrificë kanë ndërtuar e investuar jetën në Durrës, u shpreha atyre angazhim, ashtu si me gjithë bashkëqytetarët e mi, se aleanca jonë janë njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm. Prandaj detyrimi ynë është të rrisim shërbimet publike, investimet në infrastrukturë dhe të vijojmë ecurinë e projekteve madhore që kemi nisur”, shkruan Sako.

 

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel