Ukraina zgjohet me bombardime/ Kievi po bie, pushtuesit drejt parlamentit! Mbi 450 ushtarë rusë të vrarë

25/02/2022 10:02

Në ditën e dytë të pushtimit, ushtarët rusë kanë hyrë në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit. Ata kanë inkurajuar vendasit të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa këshillojnë gjithashtu të tjerët të kërkojnë strehim.

“Banorë kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”

Forcat ushtarake të Rusisë po synojnë dhjetëra vende civile, ka thënë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.

“Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko për agjencinë e lajmeve Reuters.

Forcat ruse janë mbyllur në kryeqytetin Kiev pasi përparuan me shpejtësi nga fronte të shumta në veri, lindje dhe jug të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të enjten.

Ndërkohë Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe thotë se vlerësimi i verifikuar i shërbimeve të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është se Rusia ka dështuar në ditën e parë të realizimit të ndonjë objektivi të saj.

“Dështoi sepse ukrainasit luftuan.Dështoi për shkak të egos së Putinit që mendonte se do të mendonin se ai ishte një çlirimtar, u shkatërrua.jo dështoi për shkak të ndihmës vdekjeprurëse që lejoi [ukrainasit] të sulmonin tanket dhe avionët rusë.”

Ben Wallace vazhdoi, “ata kanë humbur rreth 450 ushtarë, forcat e armatosura ruse. Ata kanë dështuar me elitën e tyre Spetsnaz për të marrë aeroportin në veri të Kievit”.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA