Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë me gazetarët për situatën në Ukrainë duke thënë se “me zemër dhe mendje jemi me Ukrainën”. Në fjalën e tij theksoi se janë angazhuar në samitin e NATO-s që të mirëpresin të gjithë ukrainasit që do të largohen nga Ukraina.
Edi Rama: Gjatë orëve të fundit që dhe ju e keni jo vetëm parë por edhe transmetuar. Sic e dini, ne jemi pjesë e Këshillimit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara por dhe bashkëpenëmbajtës me SHBA, gjë që e ka bërë me dije botërisht qëndrimin tonë që në minutat e para pas fillimit të sulmit. Ne i ndjekim me vëmendje këto zhvillime duke pasur në zemër dhe mendje njerëzit në Ukrainë dhe lidershipin ukrainas që kërcënohet drejtpërdrejt. Nuk e di a e ndoqët gjatë ditës, qoftë presidentin Zelenski, tanimë i veshur me uniformë ushtarake dhe në fushën e luftës apo ish presidentin Lukashenko, i cili gjithashtu gjendej i armatosur në një nga lagjet e Kievit së bashku me një grup njerëzit.
Është një situatë tragjike, por nga ana tjetër është një zhvillim i cili ka sfiduar gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë, të gjithë ngrehinën institucionale duke goditur themelin e saj, të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar. Mu duk e udhës të zhvillonim këtë konferencë të jashtëzakonshme për të folur pak më shumë për implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë, e cila shumë nga vendet e ndryshme të NATO-s, nuk ka varësira të konsiderueshme të natyrës ekonomike apo tregtare me Rusinë, por sidoqoftë nuk është krejt pa lidhje, qoftë me Rusinë, qoftë me Ukrainën që urojmë dhe shpresojmë të kthehet në normalitet por është shumë larg sot nga normaliteti.
Top Channel