Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për shtyp për situatën në Ukrainë.
Në fjalën e tij, Rama ka kujtuar stërvitjen ushtarake të NATO-s “Defender 2021” që u zhvillua vitin e kaluar në Shqipëri, vendosjen e Komandës së Forcave Speciale amerikane për Europën në Shqipëri, si dhe aeroplanmbajtësen Harry Truman për të dhënë siguri se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për tu mbrojtur.
Rama: Kemi parasysh që vitin e shkuar, u krye një stërvitje që ishte më e madhja e zhvilluar ndonjëherë, Defender 2021. Ne i kemi pozicionuar të gjithë hapat në strategjinë e ndjekur në ndërtimin e pjesës së sipërme të kësaj marrëdhënie që ka qenë më mirë dhe më parë por ka qenë dhe në një nivel tjetër. Shqipërinë e kemi kthyer në një pikë shumë strategjike të marrëdhënieve ushtarake dhe bilaterale të NATO-s duke pasur në Shqipëri tanimë edhe komandën speciale amerikane për Europën.
Ju ka rënë në sy që para pak kohe kishim në ujërat tona aeroplanmbajtësen Harry Truman, që është një aeroport ushtarak masiv në vete. Që do të thotë nuk kemi ne asnjë arsye të shqetësohemi nëse do të kemi apo nuk do të kemi kapacitet për t’u mbrojtur me të gjitha fuqitë e mundshme nga cilido, duke pasur në dispozicion arsenalin më të sofistikuar që ka sot bota, nuk ka asnjë dyshim”, deklaroi Rama.
Top Channel