Koalicioni i partive pro-serbe dhe pro-ruse Fronti Demokratik nxorri njerëzit në rrugë mbrëmjen e së enjtes me moton “Bllokimi kundër tradhtisë”, duke paralizuar 17 akse rrugore në 15 qytete të vendit.

Bllokada zgjati nga ora 18:30 deri në orën 20:00. Ky veprim i Frontit Demokratik u organizua për shkak të pakënaqësisë për formimin e qeverisë së pakicës. Përfaqësuesi i koalicionit, Andrija Mandic vuri në dukje se do të mbrojnë me të gjitha mënyrat vullnetin zgjedhor.“Nuk do të lejojmë që fitoren zgjedhore t’ia falim Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviç”, deklaroi ai.

Në protestën që erdhi në sfodin e sulmit rus mbi Ukrainë, u kënduan këngë që e cilësonin Kosovën si djepin e Serbisë dhe u mbështetën republikat e vetëshpallura të Ukrainës Lindore. Qendra malazeze PEN reagoi ndaj protestës duke shprehur shqetësim për situatën e sigurisë në vend.

“Dihet se liderët e Frontit Demokratik janë mbështetës të hapur të presidentit rus Putin dhe partisë së tij, të cilët me përkrahjenn ruse në vitin 2016 u përpoqën për një grusht shteti në Mal të Zi”, thuhet në reagimin e tyre.Këto ditë po zhvillohen bisedime ndërpartiake për formimin e një qeverie të pakicës dhe pritet që në fillim të marsit të miratohet në parlamentin e Malit të Zi.

Top Channel