Berisha kundër HEC Skavica/ Ish-kryeministri në takime elektorale në bashkinë e Dibrës

25/02/2022 15:33

Mes dibraneve Sali Berisha ripërsëriti qëndrimin e tij kundër projektit per ndërtimin e hidrocentralit te Skavicës, nga kompania amerikane Bechtel duke kërkuar nga banoret e zonës refuzimin me çdo mënyre të investimit.

Berisha: Të marrësh Dibren e ta fusësh në ujë ne e kundërshtojmë. Jo zotëri se ajo kompani që ka marre Skavicën ka marrë nga unë tenderin e rrugës së Kombit, por me tender të hapur , nuk është ankuar asnjëra palë. Pra s’ka të bëjë me asnjë qëllim por ai HEC nuk mund të pranohet se përmbyten fusha dhe fshatra. Ai projekt e varros një pjesë qenësore të Dibrës do ta ndërtosh, po jam dakord hap tunel nga Skavica në Ibicaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e Dibrës ku kërkoi mbështetjen për Premtim Kryemadhin, ish-kryeministri ftoi dibranët të mos japin asnjë votë për kandidatin të Ramës dhe atë të Bashës më 6 Mars.

Top Channel