16/11 14:06
Fushata e demokratëve në Bashkinë Durrës është fokusuar tek evidentimi i problematikave.
Kandidati i Partisë Demokratike Luan Hoti u takua me tregtarë të lagjes 18 ku dëgjoi shqetësimin e tyre për mungesën e infrastrukturës dhe kushtet e vështira të punës.
Kandidati Luan Hoti sulmoi kryebashkiaken në detyrë Emiriana Sako dhe ish kryebashkiakun Vangjush Dako për premtime te pambajtura duke siguruar tregtarët se me votën për PD gjërat do ndryshojnë.
Top Channel