“Sanksionet tona do të fundosin ekonominë ruse”/ Johnson: Putin solli luftë, nuk do të rrimë duarkryq!

24/02/2022 13:28

Në një konferencë urgjente për mediat kryeministri britanik, Boris Johnson tha se ai foli me Presidentin Zelensky të Ukrainës për të ofruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai tha se tashmë frikat tona më të këqija janë bërë realitet dhe të gjitha paralajmërimet për një pushtim rus kanë rezultuar tragjikisht të sakta.

Presidenti Putin i Rusisë ka nisur luftën në Evropë, thotë ai. Ai tha se Putin ka sulmuar një vend mik pa asnjë provokim apo justifikim të besueshëm.

“Bombat kanë rënë mbi një popullsi krejtësisht të pafajshme. Një pushtim i gjerë është duke u zhvilluar nga toka nga ajri dhe nga deti.Ky nuk është një vend i largët për të cilin ne dimë pak. Ukraina – vendi i dytë më i madh në Evropë – që për dekada ka gëzuar lirinë dhe demokracinë.Ne nuk mund të lejojmë që ajo liri të shuhet. Ne nuk mund dhe nuk do të shikojmë larg.”, tha Johnson.

Britania e Madhe ishte një nga vendet e para në Evropë që dërgoi armë mbrojtëse për të ndihmuar Ukrainën, tha Boris Johnson.

“Aleatët e tjerë kanë ndjekur shembullin dhe Mbretëria e Bashkuar do të bëjë më shumë në ditët në vijim. Sot, në bashkëpunim me aleatët tanë, ne do të biem dakord për një paketë masive sanksionesh ekonomike të dizajnuara në kohë për të penguar ekonominë ruse. Evropa gjithashtu duhet të heqë kolektivisht varësinë nga nafta dhe gazi që i ka dhënë Putinit një kontroll në Evropë, thotë ai.

Në vazhdim të deklaratës së tij televizive, Johnson e përshkruan sulmin rus si një “sipërmarrje të shëmtuar dhe barbare të Putinit”, e cila “duhet të përfundojë në dështim”.

Ai thotë se Putini ka sjellë “një valë dhune” në Ukrainë. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt rusëve, Johnson thotë se ai nuk mund të besojë se kjo po bëhet “në emrin tuaj” ose të besojë se rusët duan një “status paria” për vendin e tyre.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt ukrainasve, Johnson thotë: “Ne jemi me ju, ne po lutemi për ju dhe familjet tuaja”.

Ai tha se e di që flaka e lirisë do të “ndizet përsëri” në Ukrainë. “Unë nuk besoj se diktatori rus do të nënshtrojë ndjenjën kombëtare të ukrainasve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA