Sako me banorët në Durrës: Fokusin e kemi tek ekonomia dhe fuqizimi i bizneseve

24/02/2022 18:16

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është takuar me banorë dhe biznese të lagjes 11, ku bisedoi për ecurinë e deritanishme dhe shqetësimet e tyre.

Sako tha se i tregoi vizionin e Bashkisë për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ekonomisë, fuqizimit të bizneseve. Me anë të një postimi në Facebook thotë se “rritja e tyre ekonomike sjell zhvillim dhe rritje potenciale”.

Ndër të tjera shton se do të vijojë mbështetja ndaj tyre dhe do të angazhohen për ofrimin e shërbimeve më të mira.

“Projektet transformuese të orientuara drejt zhvillimit të mëtejshëm turistik, si promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, meriton vëmendjen e të gjithëve për të punuar më shumë në rritjen dhe performancën e këtij sektori”, shkruan Sako.

 

Top Channel