Izraeli luftë me disa fronte! E enjte tmerri, sulme të njëpasnjëshme në Gaza dhe Liban
14/11 22:57
Pasi Rusia sulmoi mëngjesin e sotëm me raketa Ukrainën, ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter, ku ka dënuar sulmin.
“Ne bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.”, shkruan Rama.
Po ashtu edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me sulmet në Ukrainë.
“Olta Xhaçka denojmë fuqishëm sulmin ushtarak të #Rusisë kundër #Ukrainës . Ajo rrezikon miliona njerëz të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e #OKB -së.”, shkruan Xhacka në twitter.
Top Channel