Pesë gabimet fatale që sollën atentatin ndaj Trump dy vite më parë, si dështoi Shërbimi Sekret ta ndalonte sulmin
Një oficer policie në Texas, SHBA është qëlluar për vdekje nga një i dyshuar që i mori armën duke u përleshur me të në një qendër tregtare në Houston, ku viktima po bënte një punë të dytë.
Oficeri Neil Adams u vra dje pasdite kur reagoi ndaj një trazire në një prej dyqaneve të qendrës tregtare PlazAmericas Mall, tha policia e Houston.
“Kishte një përleshje me të dyshuarin, i cili arriti të merrte kontrollin e armës së tij,” tha kreu i policisë së Houston Troy Finner.
Ai shtonte më tej: “I dyshuari kishte një mjet të mprehtë që ua drejtonte oficerëve. Pas ngjarjes, ai u qëllua prej tyre dhe vdiq në spital”.
Policia nuk publikoi identitetin e sulmuesit por thanë vetem se ishte 35 vjeç.
Oficeri i vrarë shërbente me policinë e San Jacinto prej vitit 2012.
Duke folur jashtë spitalit ku oficeri humbi jetën, e veja e tij kërkonte lutje nga dashamirësit.
“Desha që të gjithë të lutemi për njerëzit dhe shpirtrat e atyre që na mbrojnë përditë”.
Top Channel