6 urdhër-arreste janë firmosur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, 5 prej te cilëve punonjës dhe ish- Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, të cilët ne kundërshtim me ligjin lejuan tjetërsimin e pasurisë shtetërore nëpërmjet procesit te legalizimi
Pas hetimeve te kryera nga prokurori Bledar Valikaj ka rezultuar qarte skema e falsifikimit te përdorur dhe të pranuar nga punonjësit shtetërore.
Mes personave ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arrest është dhe shtetasi me inicialet H.S., i cili thuhet se ka arritur të privatizojë Qendrën Shëndetësore.
Njoftim
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 9.112.201, regjistroi procedimin penal nr.8128 për veprën penale të “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. Ky procedimi është regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues nr.14186, datë 9.11.2021, të depozituar nga shtetasi Rajmond Kola kundër shtetasit Hajdar Sula.
Nga hetimi i realizuar nga organi i akuzës, ka rezultuar se shtetasi Hajdar Sula, ka fituar pronësinë nëpërmjet procesit të legalizimit të godinës e cila shërben si Qendër Shëndetesore e fshatit Qeha, Komuna Petrelë.
Pas administrimit të dokumentacionit të legalizimit të pasurisë së ndodhur në ZK 3091, pasuria me nr.151/9/1-ND, vol.5, faqe 91, regjistruar me referencën nr.0000429, me vendimin e datës 12.1.2022, organi I akuzës, vendosi kryerjen e ekspertimit vlerësues, duke caktuar ekspert vlerësues të pasurive të paluajtshme dhe i ngarkoi këto detyra:
1.Të verifikohet numri i pasurisë sipas objektit të lejës së legalizimit.
2.Të pozicionohet në terren prona objekt i lejes së legalizimit dhe të verifikohet sipërfaqja faktike e saj.
3.Të verifikohet nëse ka pronë tjetër në afërsi të objektit të legalizuar. Të identifikohet pronari i kësaj pasurie dhe sipërfaqja faktike duke marr si referencë, objektin e legalizuar.
4.Të pozicionohet në terren Qendra Shëndetsore (Ambulanca) e fshatit Qeha-Shytaj, duke marr si referencë objektin e legalizuar.
Pas këqyrjes në terren të pasurisë dhe kryerjes së ekspertimit vlerëses eksperti ka arritur në konkluzionin se:
“qendra shendetesore ne fshatin Qeha –Shetaj ka qene qysh para viteve 90 dhe sikur arsyetova nuk eshte ndertuar nga shtetasi Hajdar Sula sikur eshte vetdeklaruar prej tij dhe gjithashtu konstatohet qe nga ana e njesise vendore dhe institucionit te ALUIZN IT nuk jane respektuar dispozitat ligjore per kete ndertese objekt i ketij ekspertimi”.
Lidhur me individualizimin e autorëve dhe përgjegjësinë penale, ka rezultuar se:
a-Ish-punonjësit të ALUIZNIT, që kanë bërë matjet në terren Klediol Bilo dhe Petro Fusha janë konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të dy këta punonjës në kundërshtim me nenin 10 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalzimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar nenin 7 të ligjit nr.9895, datë 09.06.2008) me veprimet e tyre, kanë shkuar në terren, kanë kryer matjet dhe nuk kanë pasqyruar që në objektin objekt legalizimi ndodhej Qendra Shëndetsore e fshatit Qeha-Shytaj, që është pasuri shtetërore.
b-Nga ish-punonjësi i ALUIZNIT Adrian Duro, konstatohet se me mosveprime janë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit penal. Punonjësit e Aluizinit, konform detyrimeve ligjore, më datë 2.11.2018 kanë dërguar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kërkesën për përcaktimin e statusit juridik të pronës.
c-Gjithashtu, veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me mosveprime, konstatohet ta kenë konsumuar edhe punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilët kanë pajisur me çertifikatë pronësie mbi objektin 2 kat, të ndodhur në ZK.3091, me numër pasurie 151/9/1,e afishuar në vol.2, faqe 188, të cilët edhe pse kanë konstatuar se është pasuri shtet, përsëri kanë vazhduar me regjistrimin e lejes së legalizimit, Ergys Halili dhe Leonard Grabova.
d-Përsa i përket shtetasit Hajdar Sula, vlerësohet se ka konsumuar dy vepra penale, atë të “Mashtrimit” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
Në dosjen e legalizimit të pronës, ndodhen dy deklarata noteriale, të këtij shtetasi, i cili deklaron fakte të rreme, lidhur me investimin nga ana e tij në godinën e Qendrës Shëndetsore, që në vitin 1997. Në deklaratën për përfshirjen në procedurat e legalizimit të ndërtimit pa leje dhe/ose shtesës në ndërtim me leje, nr.2369 prot, datë 31.10.2014, shtetasi Hajdar Sula, deklaron se objektin e ka ndërtuar në nëntor të vitit 1997. Ndërsa në deklaratën noteriale me nr.703 rep, nr.278/2 kol, datë 20.3.2017, para noterit Lorenc Daka, shtetasi Hajdar Sula, kërkon legalizimin e objektit dy kat, në bazë të deklaratës për përfshirjen në procedurën e legalizimit nr.2369 prot, datë 31.10.2014. Ai deklaron gjithashtu, se ndërtimin e mësipërm, prej dy kat e ka vetëm për banim dhe nuk do të përdor për qëllime të tjera veç banimit.
Ne vijim te veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit te ceshtjes Bledar Valikaj iu kerkua Gjykates se Shkalles se Pare caktimi i masave te sikurimit si me poshte:
1.Hajdar Sula, i biri i Zyber dhe i Nurije, lindur më 25.10.1961 në Qeha dhe banues në Tiranëm si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal dhe “Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal
Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale
2.Klediol Bilo, i biri i Vesel dhe i Elisabeta, lindur më 18.7.1984 në Fshatin 31 Korrik dhe banues në Tiranë, me detyre punonjes te ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal
Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale
3.Petro Tusha, i biri i Fatos dhe i Ermira, lindur më 24.1.1980 në Berat dhe banues në Tiranë, me detyre punonjes ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal
Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale
4.Ergys Halili, i biri i Agim dhe i Valentina, lindur më 4.7.1990 në Tiranë dhe banues në Tiranë, Bulevardi “Bajram Curri”, punonjes te ASHK si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal
Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale
5.Leonard Grabova, i biri i Ramadan dhe i Vera, lindur më 1.2.1966 në Tiranë dhe baues në Tiranë, Rruga “Kajo Karafili” nr.60, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal
Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale
6. Adrian Duro, i biri i Mitraq dhe i Zyra, lindur më 10.6.1985 në Ersekë, banues në Tiranë, Rruga Lord Barjon, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal
Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale
Nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane u pranua kerkesa e Prokurorit per caktimin e masave te sigurimit arrest ne burg ndaj ketyre shtetasve.
Ne bashkepunim me Seksionin e Luftes Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane po vijohet me ekzekutimin e Udherit te Ekzektimit te arrestit te nxjerre nga Prokurori Bledar Valikaj
Ne vijim ne bashkeupunim me Seksionin e Luftes Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane do kryhen veprime te tjera per te dokumentuar veprimtarine kriminale te ketyre shtetasve por edhe te gjithe institucioneve perkatese pasi ka dyhsime te arsyeshme qe ky grup ka vepruar edhe ne raste te tjera duke zhveshur objekte shteterore nga pronesia shtet dhe duke i pasqyruara ato si ndertime informale dhe legalizuar dhe regjistruara si prona private me pas.
Top Channel