Qindra palestinezë merrnin sot pjesë në procesionin funeral për 14-vjecarin Mohammed Shehade, i vrarë dje nga forcat izraelite në Betlehem, në Bregun Perëndimor.
Ushtria tha se adoleshenti ishte qëlluar si i dyshuar se kishte lëshuar shishe me Molotov.
“Mohammed Shehade, 14 vjeç, u vra nga zjarri i forcave izraelite në fshatin Al-Kader,” tha ministria palestineze e shëndetësisë.
Ushtria e Izraelit konfirmoi vdekjen në një deklaratë duke thënë se viktima ishte mes tre të dyshuarve që kishin lëshuar koktejl “Molotov” ndaj makinave kalimtare, duke rrezikuar jetën e tyre”.
Ata thanë se ushtria po kryente “aktivitet anti-terrorist” në zonën Al-Khader ku disa automjete ishin goditur me mjete ndezëse gjatë ditëve të shkuara.
“Ushtria veproi për t’i ndaluar ata dhe qëlloi ndaj një të dyshuari që lëshoi një shishe Molotov ndaj mjeteve që kalonin i dyshuari u godit,” thuhej në deklaratë.
Ushtria i dha ndihmën e shpejtë por i dyshuari vdiq, shtonin zyrtarët izraelitë.
Top Channel