Nga nesër hiqet detyrimi i maskës së fytyrës nga metroja dhe trenat e Londrës (fotot)

23/02/2022 16:51

Nga nesër maskat e fytyrës do të jenë vetëm “të rekomanduara” për klientët dhe stafin në transportin e Londrës duke përfshirë dhe metronë e shumëpërdorur të qytetit, ku detyrimi i maskës së fytyrës ishte prej kohësh objekt kritikash dhe përçmimi nga përdoruesit e shumtë.

Autoritetet thanë se kanë “marrë në konsideratë një seri faktorësh” duke përfshirë dhe qasjen e re të qeverisë për afrimin e “të jetuarit me virusin” dhe uljen e rasteve të infektimit.

Zhvillimi vjen teksa kryeministri Boris Johnson njoftoi se nga e enjtja marrin fund të gjitha kufizimet e  COVID-19  në Angli.

Tashmë trenat, tramvajët, autobuzët dhe stacionet sipas raportimeve, pastrohen me “substanca spitalore” që sipas autoriteteve “vrasin viruset e bakteriet menjëherë”.

Disa testimet të kryera nga universiteti Imperial College London në pikat të prekjes në transportin publik prej shtatorit të muajit të shkuar nuk zbuluan gjurmë të koronavirusit.

Testet ishin të përmuajshme, të marra nga pika të përgjithshmeje prekjeje nga autobuzë, stacione e salla biletarie.

Metroja e Londrës tha se ka arritur aktualisht nivele të transportit prej 60 përqind të niveleve te para-pandemise ndërsa autobuzët e Londrës deri në 75% të periudhës para COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA