Komisioni Hetimor, Rama ironizon Tabakun: Dua 430 mln eurot e mia, unë s’kam marrë asnjë lekë

23/02/2022 16:21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po dëshmon ditën e sotme në Komisionin Hetimor lidhur me incerenatorët.

Në përgjigjen e tij për pyetjen e kryetares Jorida Tabaku, Rama theksoi se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka të drejtë të japë vendimin e tij për angazhimin në projekte, duke mos e quajtur shkelje angazhimin e tij me inceneratorët.

Rama u shpreh se nuk është i qetë për shifrën prej 430 mln eurosh që është përmendur vazhdimisht në komision, duke ironizuar më tej se nuk ka marrë asnjë lek nga ajo shifër.

Rama: Do gjeni shkresa të miat, kryetari i Bashkisë në përgjigje të interesimit qoftë informal. Do më dëgjoni tani apo si Fevziu qe bën pyetjen dhe shef telefonin. Kryetari i bashkisë nuk është individ dosido është i zgjedhur, nuk angazhon fonde por angazhon bashkinë, mesa unë e pashë kryetari nuk ka marr angazhim financiar, ka shprehur opinionin e tij pozitiv. Nëse juve me jepni shkresa ku kryetari i Bashkisë angazhon fonde pa vendimin e këshillit Bashkiak, atëherë flasim për temë tjetër. Unë bazohem te shkresa ku kryetari angazhon bashkinë, ësht zgjedhur direkt me votën, që kryetari të thotë po jemi angazhuar në këtë projekt, po është ë drejta e tij. Unë dua lekët, mi ka marr organizata s’më ka dhënë asnjë lekë ose këtu është bërë hajgare por do ta shohim. S’jam i qetë, ku janë 400 e 30 milionët, po të mos ishin do thoja s’kam pyetje fare më këtë komision.

Tabaku: Disa të ardhura nuk janë llogaritur, p.sh, Bashkia e Durrësit, janë shtuar disa bashki të tjera në këtë kontrate koncesionare.  360.6 kjo tarifë e pastrimit.

Rama: Mos më thoni që janë vjedhur lekët e 2050. Ça llogarie po kërkon tani?

Top Channel