“E humbët mundësinë”/ Rama refuzon t’i përgjigjet Ina Zhupës: Do bësh karrierë në partinë me kryetarin vulëhumbur

23/02/2022 21:59

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të deputetes së PD-së, Ina Zhupa, pasi kjo e fundit i ndërpreu në një moment fjalën.

Rama iu drejtua se duke i thënë se me mënyrën e saj të të folurit, do bëjë karrierë në partinë ku është.

Debati:

Zonaj Zhupa e humbët mundësinë të keni nderin që unë t’ju përgjigjem

Zonaj Zhupa ju do bëni me siguri karrierë në partinë ku jeni sepse nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni pyetjet tuaja.

Tabaku: Nuk më duket normale t’i flisni kështu një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk më duket normale.

Rama: Mua jo s’më duket normale, por më duket e neveritshme që mbas gjithë kësaj maratone dhe debateve që bëmë bashkë, dhe ju jeni këtu kryetare komisioni, të çohet tani ën fund fare dhe bën recitim sikur është në botë tjetër, ngre gishtin, bën akuza penale, kjo është të kesh shkulur spinën me turpin e të recitosh sipas programit që ke. Mendoj se do bësh karrierë në partinë që ke, nën shembullin e kryetarit vulëhumbur. Me këtë kryetar do bësh karrierë, sepse është e turpshme.

Tabaku: Turp për mua që dëgjoj këto ofendime ndaj një deputeteje

Rama: Pikërisht se është vajzë duhet të jetë më e kujdesshme, nuk mund të ngre gishtin të akuzojë në këtë mënyrë. T’u përgjigja disa herë të thash nuk komunikoj, pro e ndryshova përgjigjen kur thatë tjetër akuzë pa pikë turpi. Ore ku jeni këtu ju?

Tabaku: Ju tërheq vëmendjen z.Rama. Teknika t’i mbyllë mikrofonin

Rama: Do bësh karrierë në parti, je tipike për 5 mijë delegatë në 2 mijë karrige

Tabaku: Teknika mbyllini mikrofonin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA