Anëtari i Komisionit Hetimor, Helidon Bushati e cilësoi kryeministrin si “dashnor të gjuhës shqipe” teksa e pyeste si e shpjegon elementin supervizor.
Rama tha se e pëlqeu termin që përdori Bushati kundrejt tij ndërsa shtoi se edhe atij i tingëllon e çuditshme që supervizorin e zgjedh kompania, por ashtu e ka ligji.
Bushati: Tek elementi supervizor, mund të duket jo shumë e rëndësishme. Kemi një pronar me 3 koncesione. Kemi një subjekt të përzgjedhur nga vetë koncesionari që monitoron koncesionarin dhe që paguhet nga koncesionari. Si dashnori i gjuhës shqipe dhe publicist, si do ta përshkruanit këtë situatë?
Rama: Jam dashnor i përndezur i gjuhës shqipe. Është e vërtetë, më pëlqeu që e the. Për dashninë e fjalës më vure në gojë diçka që nuk e thashë. Nuk thashë që nuk i di disa koncepte. Nuk e përdor asnjëherë këtë teknikë dhe nuk jam keq. Nuk kam pse të vë gjërat që tjetri nuk i thotë se teknikë është por nuk ecën. Unë kam një pozitë ku punoj dhe roli im është i caktuar, nuk merrem me supervizor, inspektor. Edhe këtë e kam dëgjuar dhe çfarë më rezulton mua duke qenë se e dëgjova dhe jam njeri që dua të mësoj gjithë kohës.
Siç thashë nuk jam me tituj shkencor, unë jam Bachelor, por nuk kam master. Kam pasur fobi nga ato titujt por mësoj dhe e di çfarë flas dhe flas çfarë di. Doni ju që këtë e ka ligji kështu? Dhe mua më tingëllon e çuditshme që supervizorin e zgjidhka kompania, por ja që e paska ligji. Komisioni Hetimor, vlerën më të madhe e ka që të bëjë rekomandime dhe ta shohim. Edhe mua e dëgjuar kështu më tingëllon si ty, por me shumë gjasë, ekspertët na thonë që nuk jeni të kësaj fushe por jam me ty në këtë pikë.
Top Channel