Anija ‘Felicity Ace’ mbante më shumë se 4,000 automjete të reja të prodhuesve Volkswagen dhe partnerëve të tyre.
Një zjarr i javës së shkuar që përfshiu një transportuese pranë ishujve Azore në oqeanin Atlantik, raportohet se ka shkatërruar automjete luksi dhe komerciale në vlerë më shumë se 400 milionë dollarë, tha sot një agjenci e llogaritjes së riskut.
Russell Group tha se vlera totale e mallrave në transportuese ishte $438 milionë, nga të cilat $401 milionë ishin automjete të reja dhe transportues mallrash.
Zjarri raportohej se kërkoi një javë për të shuar, i fuqizuar nga djegia e baterive të litiumit të makinave elektrike.
Transportuesja 220 metra e gjatë mori flakë pranë ishujve portugesë Azores të mërkurën, teksa lundronte nga Gjermania drejt SHBA. Marina portugeze kishte evakuar të gjithë ekuipazhin prej 22 marinarësh.
Mediat gjermane citonin një email të brendshëm të kompanisë Volkswagen ku thuhej mes të tjerash se anija mban 3,965 automjete VW, Porsche, Audi, e Lamborghini.
Porsche konfirmoi se 1,100 mjete të saj ishin në bord.
Russell Group tha se zjarri ka shkaktuar të paktën $155 milionë dëme për grupin Volkswagen.
Marina portugeze tha se zjarr ishte shuar plotësisht vetëm dje ndërsa operacionet e ftohjes së mjetit ende vazhdojnë .
Top Channel