10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Sa mbarojë hetimi i SPAK, do i hedh në gjyq për shpifje!

23/02/2022 22:35

Pas 10 orësh dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama tha për mediat se ishte një maratonë që ia vlejti sepse u thanë të gjitha.

Ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuan të gjithë, të gjitha ato që kishin për t’u thënë. Kush ka sy të shohë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush mund të kuptojë, të kuptojë. Nuk kanë ça shpjegimi të japin për 430 mln euro sepse nuk ekziston. Bëhet fjalë për një shumë që është deri për në vitin 2047 si angazhim për t’u paguar mbledhja përpunimi dhe transformimi i mbetjeve në energji.

Pra nuk është se është sot në arkën e shtetit dhe ka dalë. U krijua një narrativë shumë e ulët që kishte nevojë për t’u zbardhur dhe në fund u pranua nga zonja Tabaku që ju nuk mund të koncensiononi të ardhmen.

Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës sime politike. Është një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë. Sa i takon hetimit nga SPAK, është linjë tjetër që ka të bërë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet se pas shpinës së qeverisë ka hyrë në marrëdhënie korruptive. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe kërkojmë të ndahen gjërat. Drejtësia ka punën e vet”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka paralajmëruar një padi ndaj kryetares së Komisionit të Inceneratorëve, Jorida Tabaku.

A do kërkosh asistencë me ish-ministrin Koka?

Rama: Më gjithë respektin, për këto pyetje bëni mirë që të mendohuni dy herë dhe mos imitoni shembujt më të këqij që i kishit sot para syve. Mua më citoni drejt dhe ironitë dhe këto mbeturinat e zhargonit politik mos i sillni këtu.

Si ndiheni që ktheheni për të dëshmuar pas 21 vitesh?

Rama: Është fatkeqësi që na kaq shumë vite këta janë po ata.

Do ngrini padi për akuzat e Luciano Bocit?

Rama: Do presim dhe çështjen e grupit të strukturuar do ta trajtojmë në gjykatë dhe për fat të keq e kemi bërë gjykatën vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Do më duhet ta bëj prapë dhe më vjen keq. Kur të mbarojë hetimi i SPAK-ut do shkojmë në gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA