Veliaj-Tabakut: Keni konflikt të hapur interesi me ata që ndërtojnë

22/02/2022 13:29

Komisioni Hetimor për Inceneratorët u përfshi nga debate mes kryetares Jorida Tabaku dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është thirrur për të dëshmuar.

Partia Demokratike pretendon se Veliaj në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore ka dhënë miratimin për projektin e inceneratorit të Tiranës, në një kohë kur kjo kompetencë i takonte Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Veliaj ka nxjerrë vendimin e Këshillit Bashkiak te Tiranës duke thënë se ka qenë Qarku i Tiranës që ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës.

Ai deklaroi se ai është shprehur vetëm në parim për procedurën dhe më pas ka qenë Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta marrë vendimin.

Veliaj: Nuk e di nga del historia e 45 mln eurove, nëse po ia fusim kot si këto historitë e delegatëve se ka më shumë se sa ulëse. fryrje e shifrave.

Tabaku: Na sqaro vendimin e Këshillit Bashkiak.

Veliaj: Pse të djeg se unë nuk thash.

Tabaku: Vendim i KRT, e ka Edi Rama apo juve?

Veliaj: Dikur disa njerëz hidhen kur nuk u dëgjohet emri e kanë mizën nën kësulë.

Tabaku: Ka krijuar këtë qytet dhe nuk kam, asnjë turp që familja ime është kaq e nderuar.

Veliaj: Pse të djeg?

Tabaku: Fare.

Veliaj: Është rrit vlera e pronës, është një qytet i pastër, s’jemi në atë Tiranën që therej dashi kush do blinte pronë në Tiranë. Ata thonë mos na vini taksa, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Shoqatën e Ndërtuesve. U ngrit Shoqata e Ndërtuesve edhe për betonieret, se vajtja në punë e shkollë është më e rëndësishme se sa një përqind e atyre.

Tabaku: Jeni pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për dherat. Si është krijuar një monopol për tre të përfshirët?

Veliaj: U bëfsh miliardere.

Tabaku: Pse i kë dhënë punë? Pse ke krijuar një monopol.

Veliaj: Nuk ke për ta hedhur dheun në liqen, tek kopshti i fëmijëve. Nuk jam kryetar i ndërtuesve. Keni një konflikt të hapur interesi me ata që ndërtojnë.

Në seancën e Komisionit Hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, janë të pranishëm edhe dy përfaqësues të Ambasadës Britanike. Përfaqësuesit e ambasadës janë të pranishëm në seancën e Komisionit me kërkesën e tyre.

Komisioni do të ketë një seancë dëgjimore nga ku po jep dëshminë e tij kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Teksa në vijim pritet të dëshmoje gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA