Veliaj: Basha firmosi në 2013-ën t’ia jepte plehrat privatit me 37 euro/ton, 30% më shtrenjtë se sot

22/02/2022 12:34

Kundërshtimi i opozitës në lidhje me menaxhimin e plehrave duket se fsheh pas prishjen e një kontrate që do t’i sillte të ardhura të majme kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto dokumente, që në gusht të 2013, Lulzim Basha nis tentativat lidhur me menaxhimin e plehrave të qytetit nga privatët.

Kontrata në atë kohë nga Basha kishte si çmim për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve 37 euro për ton, ose e thënë më thjeshtë, 8 euro/ ton më shumw se sa menaxhohet tani kur kryeqyteti pastrohet 3 herë në ditë.

Kontrata do të ishte 20-vjeçare duke bërë që fitimet të vijonin normalisht, pavarësisht se kush do të merrte më pas drejtimin e bashkisë apo të qeverisë.

Mjafton të lexojmë studimin e fizibilitetit që do i hapte rrugë kësaj kontrate të majme dhe që është firmosur pa hezitim nga kryetari i Bashkisë së asaj kohe Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës.

Pra, sikurse mund të shihet, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që sot shprehet kundër menaxhimit të mbetjeve, e kish mbyllur me 37 euro/ ton.Me sa duket, kreu demokrat dhe Tabaku po vajton 8 euro për çdo ton plehrash nga projekti i firmosur prej atij vetë kur ishte Kryetar Bashkia.

Top Channel