Këto janë momentet kur efektivët e policisë së Tiranës kanë nxjerrë disa nga provat për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë në kryeqytet nëpërmjet tuneleve të nëndheshme.
Në videon e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha shihen disa nga efektivët që futen në tunelin e gërmuar duke nxjerrë prej aty provat e vjedhjes që u parandalua në kohë.
Autorët kishin një plan të denjë për një skenë filmi aksion, që falë sinjalizimeve në kohë në polici, nuk shkoi deri në fund.
“Policia kishte marrë informacione se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, dhe ndërhynë menjëherë duke ndaluar vjedhjen.
Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia më herët për rastin.
Top Channel