Philip Crowether me raportimet nga Kievi me të gjitha gjasat po bëhet gati të fitojë çmimin Guinness.

Gazetari me origjinë nga Luksemburgu i cili punon për agjencinë amerikane AP, gjatë një dite ka raportuar për 6 media të ndryshme europiane në gjashtë gjuhë rë ndryshme, duke vendosur kështu një rekord.

Philip Crowether raportoi të hënën në gjuhët angleze, atë të Luksemburg, spanjisht, në gjuhët portugeze, franceze dhe gjermane.

Top Channel raporton se lajmet e gazetarit nga Luksemburgu të dhëna në një dite në 6 gjuhë të ndryshme janë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Një komentues i kujton një barsaletë.

“Më solle në mendje një barsaletë të vjetër. Si quhet dikush që flet tre gjuhë? Po  dikush që flet një gjuhë?  Si quhet dikush që flet vetëm një gjuhë? Amerikan.”

FOTO GALERI
1/9

Top Channel