Presidenti Putin i kërkon leje parlamentit të përdorë ushtrinë jashtë vendit

22/02/2022 17:09

Presidenti rus, Vladimir Putin u ka kërkuar ligjvënësve që të nxjerrë ushtrinë jashtë vendit.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se me kërkesa bëhet me qëllim për “të mbrojtur banorët e republikave popullore të Donetskut dhe Luhanskut”. Një nga zëvendës ministrat e mbrojtjes shtoi se “Rusisë nuk i mbetur zgjidhje tjetër”.

Një ditë më parë, presidenti rus njohu si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore.
Putin e përshkroi Ukrainën si pjesë integrale të historisë së Rusisë dhe tha se Ukraina lindore ishte tokë e lashtë ruse dhe se ai kishte besim se populli rus do ta mbështeste vendimin e tij. Pak orë më vonë, shefi i Kremlinit urdhëroi forcat ruse “të ruajnë paqen në Ukrainën lindore”. Por nuk është menjëherë e qartë nëse dhe kur trupat do të hyjnë në këtë vend.

 

Top Channel