Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është përplasur në Komisionin Hetimor me Jorida Tabakun, duke thënë se pas here po i ndërpret fjalënduke politizuar çështjen.
Veliaj i rikujton Tabakut se po të jetë për përballjet mes të dyve, ai ka fituar në gjyq ndaj saj.
Më poshtë një pjesë e bisedës mes Veliajt dhe Tabakun:
Tabaku: Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak.
Veliaj: Ti mund të bësh pyetjet, por jo përgjigjet e mia. Është e pandershme kjo që po bën. E fton tjetrin të dëshmojë. Po të jetë për përballljet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je dënuar sistematikisht për shpifje. (Tabaku i mbyll mikrofonin)
Tabaku: Zoti Veliaj më cito vendimin e Këshillit Bashkiak.
Veliaj: Mos ma hiq mikrofonin sepse je dënuar për shpifje. Çfarë faji kam unë o mavri, unë të kam mundur në gjyq në mënyrë sistematike për shpifje, më lër të mbaroj. (Tabaku mbyll mikrofonin)
Top Channel