PD: Verifikoni kandidatin Ankesë në KQZ për kandidatin e Berishës në Lushnje

22/02/2022 15:26

12 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore Partia Demokratike kërkon verifikim për kandidatin e Sali Berishës në Lushnjë.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar KQZ demokratët pretendojnë se kanë zbuluar të dhëna që kandidati Elton Bano ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit pasi nuk ka deklaruar një dënim në Angli për vjedhje.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”

Në reagimin e tij të parë publik dhënë për Top Channel kandidati Elton Bano mohon akuzuat duke paralajmëruar se do padisë Partinë Demokratike për shpifje.

ELTON BANO KANDIDAT I “SHTËPISË SË LIRISË: Jo vetëm në shtetin anglez që nuk kam qënë I dënuar , por kurrë në asnjë shtet të botës nuk kam qënë i dënuar atje ku kam qënë ku kam jetuar. Keto janë shpifje , shoqata e bravave nuk di gjë tjetër vehtëm të shpifë. Nuk kam dashur ti kushtoj asnjë fjali kundërshtarit tim. Do përgatis edhe një padi kundrejt shpifësve, që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër vecse te shpifin. Të hedhin baltë dhe të njollosin figurën time.

Në zgjedhjet e shkuara lokale rrjeta e dekriminalizimit preku disa kryebashkiak, të cilët humbën mandatin për shkak se kishin fshehur të shkuarën e tyre te errët.

Top Channel