Një grua fatkeqe ka fiksuar foton drithëruese të vrasësit të saj që i drejton armën, disa momente para se ai ta qëllonte për vdekje para djalit të saj.
Ana Paula Ruiz, 41 vjeçe, u vra në rrugë kur u konfrontua me atë që i kishte vjedhur motoçikletën djalit të saj ne Chiapas, në jug të Meksikës, më 19 shkurt.
I biri i viktimës Miguel Alejandro, kishte ardhur në Hotel Arrecife de Coral, ku nëna e tij punonte si recepsioniste, për ta marrë në fund të turnit rreth orës 23.00 sipas raportimeve vendase.
Ai kishte parkuar motoçikletën e tij pranë hotelit por kuptoi se ia kishin vjedhur disa minuta pasi ishte larguar.
Bashkë me nënën e tij ata nisën të kërkonin nëpër rrethinat e vendit para se të gjenin burrin me motoçikeltën e Miguel.
Teksa ata konfrontoheshin, një bashkëpunëtor i grabitësit vjen në skenë me një tjetër motoçikletë. Personi i dytë kishte nxjerrë një armë dhe nisi të kërcënonte me të dyshen.
Ruiz kishte nxjerrë telefonin e saj dhe bëri foto të personit para se krimineli i pashpirt e kishte qëlluar me gjak të ftohtë.
Pas sulmit, grabitësit u larguan nga vendngjarja, duke lënë pas motoçikletën e vjedhur.
Ruiz u dërgua në spitalin e Las Culturas, por ndërroi jetë mëngjesin e nesërm.
Prokurorët e Chiapas thanë se një hetim po kryhet për grabitje të dhunshme dhe vrasje.
Banorët vendas janë tronditur nga ngjarja dhe kanë nisur një fushatë sensibilizimi në rrjetet sociale. Gruaja kishte katër fëmijë të cilët tashmë kanë mbetur jetimë. Hetimet vazhdojnë.
Top Channel