Komisioni Hetimor për Inceneratorët u përfshi nga debate mes kryetares Jorida Tabaku dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është thirrur për të dëshmuar.
Partia Demokratike pretendon se Veliaj në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore ka dhënë miratimin për projektin e inceneratorit të Tiranës, në një kohë kur kjo kompetencë i takonte Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Veliaj ka nxjerrë vendimin e Këshillit Bashkiak te Tiranës duke thënë se ka qenë Qarku i Tiranës që ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës.
Ai deklaroi se ai është shprehur vetëm në parim për procedurën dhe më pas ka qenë Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta marrë vendimin.
Veliaj: Po ju betoheni që nuk do gënjeni se ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike.
Tabaku: Dëshmitar fokusohuni tek pyetjet e mia.
Veliaj: Unë ju respektova, pres të më respektoni.
Tabaku: Sipas pikës 5, ju nuk e keni këtë kompetencë për të cilën keni firmosur.
Veliaj: Ju s’mund të bëni gjyqtaren, kjo që po bëni është e pandershme, duhet të më lësh të përgjigjem.
Tabaku: Nuk më bën dot pyetje mua, unë jam betuar si deputete e Kuvendit, mos prish mbledhjen më dëgjoni zoti Veliaj.
Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem, do më lësh të përgjigjem s’mund të bëni pyetje pa përgjigje.
Tabaku: Mos prishni mbledhjen.
Veliaj: Është minimumi i etikës, baza e mirësjelljes për bashkëjetesë, bëtë pyetjen do dëgjoni përgjigjen.
Tabaku: Përgjigjuni pyetjeve që kam.
Veliaj: Nuk e caktoni ju përgjigjen time, e cakton ligji.
Tabaku: Nuk jeni këtu për të bërë pyetje.
Veliaj: Do më japësh kohën të përgjigjem
Tabaku: E pandershme të vish kështu e të bësh propagandë e ke gjithë kohën të.
Veliaj: Jam përgjigjur me logon e Bashkisë, mos bëj zhurmuesin, ke gënjyer në mënyrë sistematike.
Tabaku: Me qetësi, zhurmuesin je i dalluar që e keni bërë ju, mos bëj propagandë.
Veliaj: Kjo është e pandershme, thellësisht e pandershme kjo që po bën.
Tabaku: Po merr peng komisionin që ke përgjegjësi te japësh përgjigje.
Veliaj: Po e drejton në mënyrë të pandershme, nëse ke bërë pyetje do dëgjosh përgjigjen, a e bërë pyetjen do dëgjosh përgjigjen. Ja ku i ke specifikat e pronës që thotë kjo pronë është në pronësi shtetin, nëse do kishit vajtur në punë në bashkinë e Tiranes do kuptonit që prona shtet sa kohë është pronë bashkiake s’mund të pyetet Këshilli Bashkiak për një pronë që nuk e ka. Ajo që gënjeni sistematikisht e thoni që s’ka vendim të Këshillit Bashkiak ta thashë që unë betohem e do them të vërtetën.
Tabaku: I cilit vit është ky vendim.
Veliaj: Më keni vënë atribute që nuk i kam.
Tabaku: Po ngatërroni qëllimisht çështjen.
Veliaj: Mund të biem dakord që nuk biem dakord por do dëgjojmë njëri tjetrit, ti mund të bësh pyetjet por jo përgjigjet e mia.
Në seancën e Komisionit Hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, janë të pranishëm edhe dy përfaqësues të Ambasadës Britanike. Përfaqësuesit e ambasadës janë të pranishëm në seancën e Komisionit me kërkesën e tyre.
Komisioni do të ketë një seancë dëgjimore nga ku po jep dëshminë e tij kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Teksa në vijim pritet të dëshmoje gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri.
Top Channel