Autoritetet serbe e kanë vendosur opozitën në një lloj “prove patriotizmi”.

Mediet e kontrolluara nga presidenti Aleksandar Vuçiç e akuzojnë atë për tradhti në çështjen e Kosovës, Srebrenicës dhe NATO-s.

Testi me të cilin opozitarët përballen përbëhet nga tre pyetje: A jeni për hyrjen e Serbisë në NATO? A e njihni pavarësinë e Kosovës? Dhe a ka pasur genocid në Srebrenicë? Çdo mundësi medietike, duele të rralla televizive mes qeverisë dhe opozitës, rrjetet sociale, tabloidet e regjimit, foltoret parlamentare, shfrytëzohen që disa prej këtyre pyetjeve t’iu drejtohen liderëve të opozitës. Këto tri çështje janë ndër provokimet klasike të këtij regjimi, vlerëson për Deutsche Wellen, kryeredaktori i së përjavshmes “Vreme”, Filip Shvarm.

Ato në fakt shërbejnë për të paraqitur kandidatët e opozitës si tradhtarë, të cilët i marrin detyrat nga ambasadat e huaja. Nëse fillojmë, për shembull, me çështjen e anëtarësimit në NATO“, shpjegon Shvarm, “kjo çështje tani po merr peshë, sepse kandidati i opozitës, gjenerali Zdravko Ponosh është një kandidat serioz në zgjedhjet presidenciale”.

Prej kohësh ai akuzohet si “gjeneral i NATO-s”, e NATO “na i ka vrarë fëmijët” dhe ai skualifikohet si kundërshtari politik i votuesve. Sa për Kosovën, vazhdon ai, situata është e tillë: cfarëdo që të thoni ju si opozitë, do të akuzoheni për tradhti nga mediet e kontrolluara nga Vuçiçi.

Top Channel