Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot në komision foli për Korradon, punonjës i pastrimit të Tiranës, që teksa bën punën e tij, edhe këndon dhe mundohet të ndërgjegjësojë njerëzit.
“E njeh Korradon e Bashkisë? Çuni që mbledh plehrat edhe buzën në gaz edhe simpatik, por edhe e kupton edhe mundohet të ndërgjegjësojë njerëzit. Çfarë të bëjë Korrado i shkretë? Ju po të respektoni njerëz si Korrado do të fitoni edhe zgjedhjet, po ju keni hallin e ndërtuesve“, u shpreh Veliaj në komision.
Por kush është Korrado?
Mëngjesin e sotëm Veliaj postoi një video interesante në Tëitter, ku shfaqej Korrado Goga, punonjës i pastrimit të Tiranës që teksa bën punën e tij rutinë çdo mbrëmje poston video në Tik Tok duke kënduar.
“Njish Korrado ynë i pastrimit, puna xixë e goja mjaltë plot humor!“, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Top Channel