Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi se vaksinat vinin nga SHBA, që është një “burim i paautorizuar”
Irani ka kthyer 820,000 doza të vaksinës britaniko-suedeze AstraZeneca drejt Polonisë, tha sot një zëdhënes i ministrisë së shëndetësisë, të cilat ishin dhuruar nga Varshava.
“Kur vaksinat mbërritën në ran, ne zbuluam se 820,000 doza të tyre ishin importuar në Poloni nga SHBA. Pas koordinimit me ambasadorin polak në Iran u vendos se vaksinat duhet të ktheheshin”, thanë zyrtarët pëer mediat vendase.
Në letrën e përmendur nga rrjeti Al Jazeera, ministri i iranian i shëndetësisëë Bahram Einollahi i tha kreut të autoriteteve doganore se injeksionet rezultuan se ishin nga një “burim i paautorizuar” megjithë garancitë e Polonisë.
Einollahi shtoi se autoritetet polake u zotuan të zëvendësojnë vaksinat me prodhime nga “burime të autorizuara” dhe të marrin mbrapsht gjilpërat e kthyera.
Lideri suprem Ayatollah Ali Khamanei kishte vendosur më herët ndalimin e ndalimin e të gjitha vaksinave britanike dhe amerikane.
Vendi më vonë autorizoi vaksinën AstraZeneca, megjithse prodhohet nga Britania.
“Importet e vaksinave britanike e amerikane në vend janë të ndaluara … ata nuk kanë besë, nuk ka çudi që ata të duan të kontaminojnë vendet e tjera”, ka thënë Khamenei vitin që shkoi.
Top Channel