Një vajzë meksikane është gjetur e vdekur në makinën e saj pas takimit me një amerikan në ditën e Shën Valentinit.
25 vjeçarja Elizabeth Martinez Cigarroa, u gjet e zhveshur në bagazhin e makinës së saj në Tijuana, Meksikë.
Familja e saj raportonte se kishte shkuar në një bar në bregdet për t’u takuar “amerikan të mistershëm” më 14 shkurt.
Por pas shpalljes së saj të humbur, makina tip Jeep u zbulua tre ditë më vonë.
Ajo u gjet e zhveshur në bagazhin e makinës me shenja të dukshme dhune, raportonte policia vendase, dhe më vonë trupi u identifikua nga të afërmit.
Elizabeth është femra e 24-rt që vritet në qytetin kufitar sivjet, në një rajon të njohur për dhunën ndaj grave.
Vëllai i saj i quajtur Francisco, tha se policia kishte nisur kërkimet vetëm 24 orë pasi u shpall e zhdukur, siç është praktika e policisë meksikane për raste të tilla.
Një tjetër anëtar i familjes konfirmoi tragjedinë në rrjetin Facebook: “Dua t’ju informoj se motra ime është gjetur, për fat të keq është gjetur e vdekur”.
Prokuroria vendase tha se po heton për ngjarjen, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Vdekja tronditëse vjen pas asaj të Tania Mendoza, 42 vjeçares që u vra me armë teksa merrte djlain e saj 11 vjeçar nga stërvitja.
Femicidi, vrasjet e femrave, kanë qenë një problem prej dekadash në Meksikë.
Top Channel