Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka zbuluar një skandal teksa po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët.
Veliaj ka treguar me foto se si kryetarja e komisionit Jorida Tabaku i merrte pyetjet nga persona të jashtëm ndërkohë që zhvillohej seanca.
Veliaj: Paskeni lënë nam duke marrë mesazhe që të më pengoni. Paskan dalë në gjithë portalet. Po mirë keni cipë? Se kjo ka dhe një lloj dinjiteti.
Tabaku: Keni marrë kamerat e kuvendit, bëj thirrje kryetares së kuvendit të marrë masa garda që u lexohen celularët deputetëve, keni marrë kamerat e kuvendit.
Veliaj: Jo, jo kamerat i keni live ju?
Veliaj: Kemi marrë kamerat e gazetarëve. Gocë samiu dhe t’i çon pyetjet Desada?!
Tabaku: I bëj thirrje kuvendit! E di sa interes ka për juve?
Veliaj: T’i japim zemër shefe Jorit.
Tabaku: Ke shkelur privatësinë dhe do dalësh para ligjit.
Veliaj: Është shumë nervoze Jorida sa herë i përmendin pallatet. Mirë që shkollën e çove në Paskuqan…
(Tabaku i heq mikrofonin Veliajt)
Top Channel