Nga e enjtja, të gjitha kufizimet e vendosura në Britani për shkak të Covid-19 do të përfundojnë dhe nga 1 prilli, hiqen testimet falas.
Mediat vendase citojnë kryeministrin Boris Johnson të ketë pohuar përpara deputetëve se do të rrëzohej detyrimi ligjor i izolimit për personat që rezultojnë pozitivë, ndërsa zbuloi para tyre planin e tij të ri “të jetosh me Covid”.
Nga 1 prilli, edhe testet falas do të jenë të vlefshme vetëm për individët më të cënueshëm, shtoi i ekzekutivit britanik.
Ndërkohë, në një konferencë shtypi në Downing Street të hënën në mbrëmje, ai u shpreh se “sot nuk është dita kur mund të shpallim fitoren mbi Covid-19 sepse ky virus nuk po largohet”. Johnson e përshkroi pandeminë si “dy nga vitet më të errëta e më të zymta të historisë sonë në kohë paqeje.
Por kombi, theksoi ai, e kaloi pikën kukmore të Omicronit dhe tani, mund të përfundojë “tranzicionin e kthimit drejt normalitetit”.
Asociacioni i Mjekëve Britanikë, sakaq këmbëngul se plani i qeverisë nuk mbron ata që rrezikohen më shumë nga ky virus. Partitë opozitare gjithashtu e kundërshtuan vendimin e kryeministrit për heqjen e masave duke e cilësuar si shumë të shpejtë, ndërsa shprehin shqetësim për testimet dhe kërkojnë rikthimin e tyre.
Top Channel