Berisha reagon ndaj Yuri Kim/ E quan sjelljen e ambasadores amerikane si guvernatore

22/02/2022 19:55

Në turin e takimeve ne Shkodër Sali Berisha sulmoi kandidatët e Ramës dhe Bashës duke i kërkuar shkodranëve ti refuzojnë me 6 Mars.

Berisha: Kandidatja  e Edi Ramës përfaqëson  një armik te Shkodrës  pas Enver Hoxhës ai është Edi Rama.  Kandidati tjetër  është i Lul Bravës, asnjë votë atij.  Zotit Xhemal  i them ke gjithsej dy javë për të mos u bërë shoku Xhemal, jep dorëheqjen.

Berisha akuzoi Bashën se e ka kthyer Partisë Demokratike  në fasadë të qeverisë  për interesa personale.

Berisha: PD për shkak të një udhëheqje të marrë peng nga qeveria u shndërrua në fasadë  u bashkua në vepra korruptive me qeverinë. Të ngrihemi  dhe të përgatitemi dhëmb për dhëmb në një betejë me këtë regjim gjersa ta përmbysim.

Në kryeqendrën e veriut, Berisha pati një takim edhe me banorët e zonave Rrethinave, Shalë, Shosh dhe Pult ku prezantoi kandidatin Bardh Spahia.

Bardh Spahia: Së fundmi kuptuam që ishim të tradhtuar. Të vijojmë betejën për  votën dhe për opozitarizimin me 6 mars nga Shkodra e pastaj në gjithë Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA